Gjykata Supreme rrëzon vendimin 50-vjeçar, miliona gra humbasin të drejtën e abortit në SHBA

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vendosur ta rrëzojë vendimin “Roe v Wade” të para 50 vjetëve për legalizimin e abortit në vend, shkruan BBC të premten.

Vendimi do të transformojë të drejtat e abortit në SHBA. Shtetet veç e veç tani mund ta ndalojnë një procedurë të tillë.

Gjysma e shteteve amerikane pritet të vendosin kufizime ose ndalime të reja.

13 prej tyre tashmë kanë miratuar të ashtuquajturat ligje të nxitjes që automatikisht do ta nxjerrin si të paligjshme abortin pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Një numër shtetesh tjera kanë në plan të miratojnë kufizime të reja.

Në total, aborti pritet të ndalohet për 36 milionë gra të moshës riprodhuese, sipas hulumtimit nga Planned Parenthood, një organizatë e kujdesit shëndetësor që ofron aborte.

Gjykata e Lartë kishte shqyrtuar një çështje kundër Organizatës së Shëndetit të Grave “Jackson”, që kundërshtonte ndalimin e shtetit të Mississippit për abortin pas 15 javësh.

Por gjykata vendosi në favor të shtetit me një shumicë votash prej gjashtë pro dhe tre kundër, duke i dhënë fund të drejtës kushtetuese për një abort.

Guvernatorët demokratë të disa shteteve si Kalifornia, New Mexico e Michigani, kanë njoftuar planet se do ta ruajnë të drejtën për abort brenda kushtetutës së tyre.

“Roe v Wade” u miratua në vitin 1973 kur Gjykata e Lartë me një votim 7 me 2 i dha të drejtën një gruaje për të ndërprerë shtatzëninë e saj.

Vendimi u jepte grave amerikane të drejtën absolute për një abort në tre muajt e parë të shtatzënisë, por lejoi kufizime në tremujorin e dytë dhe ndalime në tremujorin e tretë.

Rruga Press

You may also like