Gjykata Komerciale, adresa për afër 800 lëndë që janë dorëzuar sa OShP ishte pa bord (VIDEO)

by admin
Spread the love

Rreth 800 është numri i lëndëve të cilat Bordi i Organit Shqyrtues të Prokurimit nuk do t’i trajtojë.

Kimete Gashi, anëtare e bordit të ri, ka thënë për emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM, se ankesat që janë dorëzuar për mbi një vjet – sa OShP s’kishte bord –  janë vlerësuar si të papërshtatshme.

“Bordi ka vendosur që nuk ka pasë kompetencë që t’i trajtojë ato. Secilin operator e kemi njoftuar dhe ata tash mund t’i drejtohem Gjykatës Komerciale”, është shprehur Gashi.

“Afërsisht kanë qenë 800 lëndë që i kemi gjetur që kanë qenë të parashtruara si ankesa”.

Gashi ka theksuar se synimi si bord i ri është që të punojnë në formën më të drejtë.

“Misioni i bordit është që dera e OShP-së të jetë dera më e besueshme e çdo operatori ekonomik dhe çdo personi fizik ose subjekt ekonomik që mendon se i është shkelur një e drejtë”.

You may also like