Gjykata e Apelit Administrativ pranon kërkesën e prokurores

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e prokurores Sonila Muhametaj ndaj Këshillit te Lartë te Prokurorisë. Kujtojmë që kur SPAK u plotësua me 17 prokurorë, për dy vendet e fundit ishte garuese dhe Sonila Muhametaj.

Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash pranoi padinë, duke i hapur kështu rrugë riçeljes së garës për 3 kandidatët e SPAK.

Muhametaj kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë.

Për këtë Muhametaj paditi Këshillin e Lartë të Prokurorisë në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK. Prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

You may also like