Gjukanoviq nderohet me çmim për strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u nderua me “Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut”, të cilin Kolegji AAB ia ndau me motivacionin për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributin e dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi.

Pas pranimit të çmimit dhe dekoratës, Gjukanoviq ka shprehur mirënjohjen e tij më të madhe për nderin që iu bë dhe ka mbajtur edhe një ligjëratë para studentëve dhe figurave tjera shtetërore lidhur me rolin e Malit të Zi në Ballkanin Perëndimor, zhvillimet politike në rajon, qasjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe kërcënimet e tjera të Rusisë pas pushtimit në Ukrainë.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka ardhur në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila e ka pritur me ceremoni shtetërore.

Gjatë kësaj vizite, presidenti malazias është takuar me krerët shtetërorë dhe liderët opozitarë të Kosovës./ Klankosova.tv

You may also like