Gjuha e ashpër e Ramës ndaj BE-së, Berisha: Shpërtheu në sharje prej ordineri

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar reagimin e kreut të qeverisë Edi Rama në Bruksel, pas bllokimit të negociatave nga vetoja e Bullgarisë.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shprehet se dje Rama shpërtheu në sharje për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duke e cilësuar këtë një nxitje nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç. E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha.

You may also like