Gjoshi:A iu kujtohet kur Kurti i bërtiste policit ‘o majmun, pse s’po shkon në veri’? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti ndaj një zyrtari policor vite më parë.

“A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës ‘o majmun, pse nuk po shkon në veri’?”, pyeti Gjoshi në Facebook.

Ai iu drejtua Kurti duke thënë se “nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd ‘o majmun’”.

Gjithashtu, Gjoshi përmendi edhe veprimin e dikurshëm të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili përmes një video-incizimi shihet duke i sulmuar policët me gurë.“A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni? O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës? #Krenar_me_Policinë_e_Kosovës#Zoti_ibekoftë”, shkroi ai në Facebook.

You may also like