Gjobiten 92 shoferë në Shkup, 38 për vozitje të shpejtë

by admin
Spread the love




Në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet e kryera nga MPB-ja në fushën e komunikacionit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 92 gjoba.

Prej tyre janë 38 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi të lejuarën, 11 masa për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, 13 sanksione për kalim në sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tri sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.


Lexo lajme interesante

You may also like