Gjobiten 160 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.05.2022) ka kryer kontrolle të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjobitur shoferët që lëvizin me automjete me shpejtësi më të madhe se e lejuari, me çka janë gjobitur 160 prej tyre.

Nga këto, 10 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar. Kështu, 65 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuara, kurse 95 në vend jo të banuara.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.


You may also like