Gjithmonë kam pasur respekt për juve në Twitter

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur shqiptar, Fatmir Spahiu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk ngurron të shfaq edhe opinionin e tij lidhur me çështjet aktuale.

Duke qenë një përdorues i madh i Twitter, aktori nga Gjilani bëri një reagim pas bllokimit të Facebook, Instagram e WhatsApp.

“Gjithmonë kam pasur respekt për juve në Twitter!”, ka shkruar ai në njërin nga postimet që ka bërë në po të njëjtin rrjet të popullarizuar.

Më tej i njëjti ka ironizuar duke i pyetur ndjekësit nëse janë mirë pasi nga Facebook nuk mund të shihnin asgjë për shkak të mosfunksionimit.

“A jeni mirë këndej kah Twitter? Se ne andej e patëm”, vazhdon më tej ylli i “Kafeneja Jonë”.

Në anën tjetër, Facebook e ka fajësuar një ‘ndryshim të gabuar në konfigurim’ për një bllokim gati gjashtë orësh që parandaloi tre miliardë e gjysmë përdoruesit e tyre që të hynin në mediet sociale.


You may also like