Gjithë Premier League kërkon Bellingham, në garë futet edhe Reali

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një konkurrencë e frikshme ka lindur mes klubeve të mëdha të Premier League për të bërë të vetin Jude Bellingham, 18-vjeçarin që militon në radhët e Borussia Dortmund.

Sipas “The Sun”, në gjurmët e lojtarit nuk janë vetëm Manchester United dhe Liverpool, por edhe Manchester City i Guardiola.

Rivaliteti është i fortë, por sipas të përditshmes angleze “të kuqtë” e Klopp janë më të avantazhuar në këtë “gjueti”.

Ndonëse në orët e fundit edhe Reali i Madridit kërkon të bëjë të vetin talentin anglez, të cilit i skadon kontrata me gjermanët e Dortmund në vitin 2025. / Oversport.tv

Foto: ruhrnachrichten.de

You may also like