Gjithçka zyrtare, 23-vjeçari shqiptar i mbrojtjes transferohet te Debrecen

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtësi, Joro Pëllumbi u transferua me shumë bujë nga korçarët e Skënderbeut, te kroatët e Varazdin, në merkaton e verës së vitit 2020 dhe tashmë, rreth 4 vite më pas, 23-vjeçari, nga Korça është gati të hedhi një tjetër “hap” në karrierën e tij, teksa ka nënshkruar, me një nga ekipet më të njohura në Hungari.

Bëhet fjalë për skuadrën e Debrecen, me këta të fundit, që kanë derdhur në arkat e Varazdin, vetëm 100 mijë euro për kartonin e shqiptarit, me këtë të fundit, që ka firmosur një kontratë 3.5 vjeçare me klubin e tij të ri, nga e cila do të përfitojë 600 mijë euro në total.

Përsa i përket të kaluarës së tij, 23-vjeçari nga Korça u rrit tek ekipi i Skënderbeut, para se të transferohej te Varazdin në verën e 2020-ës. Ndërkaq, Pëllumbi numëron edhe 12 ndeshje me Shqipërinë U21, teksa transferimi te Debrecen mund të ndihmojë të luajë shanset e tij për të veshur edhe fanellën e Kombëtares së madhe. /i.m /abcnews.al

You may also like