“Gjithçka nisi kur nëna ime u prek nga kanceri”, Rita Ora rrëfen betejën me ankthin

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka rrëfyer betejën e saj me ankthin. 31-vjeçarja tregoi se si problemet e saj me ankthin nisën që në adoleshencë kur nëna e saj ishte sëmurë me kancer.

Ajo u shpreh se ndihej e pafuqishme pas lajmit që mori në moshën 15-vjeçare se e ëma ishte prekur nga sëmundja e rëndë.

“Shkova te mjekët. Unë mendoja se kam astmë. Nuk e kuptova se ishte një sulm paniku. Mendoj se fjala “sulm paniku” më trembi.”, tha ajo. “Isha e pafuqishme. Ndjeva sikur: Epo, çfarë do të bëj pa nënën time? Nuk mund ta kuptoja një botë pa të. Ishte një kohë shumë konfuze, sepse ajo ishte gjithmonë aty për të qenë shkëmbi ynë dhe spiranca jonë”, tha Rita Ora.

Fatmirësisht kanceri u vërejt herët dhe nëna e saj arriti ta mposhtë sëmundjen, teksa Rita tregon se ka vazhduar të ndjekë terapi që në moshën 17-vjeçare.

“Unë nuk e di se si mund të funksionoj pa terapi”, shtoi ajo.


You may also like