Gjithçka në dorën e Milanit, mjaftojnë 10 pikë që të shpallet kampion

by admin
Spread the love

Pritej me padurim të luhej sfida e prapambetur e “Dall’Aras”, që të bëheshin llogaritë e sakta për luftën për titullin kampion në Serie A këtë sezon. Ndonëse në letër konsiderohej një sfidë e lehtë, humbja e Interit përballë Bolognas ka rikthyer Milanin në kandidatin kryesor për të fituar kampionatin.

Tani kuqezinjtë kanë në dorën e tyre gjithçka dhe kur mbeten edhe 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit, skuadra e Piolit mund të shpallet kampione e Italisë nëse arrin të grumbullojë 10 pikë në këto takime të mbetura.

Llogaritë janë të thjeshta: Interi aktualisht ka 72 pikë dhe nëse i foton të gjitha ndeshjet e mbetura mund të shkojë 84 pikë. Milani, që kryeson me 74 pikë, me 10 pikë në 4 ndeshje arrin të njëjtën kuotë pikësh me zikaltërit, por ruan kreut pasi është në avantazh në takimet direkte (1-1 dhe 2-1 për kuqezinjtë rezultatet e derbit).

“Djalli” do të luajë në shtëpi kundër Fiorentinës dhe Atalantës dhe në transfertë përballë Veronës dhe Sassulos në këto javë të mbetura.

Ndërsa Interi do të luajë në transfertë kundër Udineses dhe Cagliarit, ndërsa do të presë në shtëpi Empolin dhe Sampdorian. Mes këtyre sfidave është edhe finalja e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Kanë mbetur edhe 360 minuta emocionuese të Serie A, që do të vendosin se kush nga skuadrat milaneze do të festojë titullin në fund të sezonit. / Oversport.tv

You may also like