Gjimshiti: Në Moldavi për fitore, nuk e mendojmë barazimin

by admin
Spread the love

Konferenca për shtyp e kapitenit Berat Gjimshiti, në prag të ndeshjes me Moldavinë…

Kemi arritur në një pikë kulminante. A ju kujtohet mbrëmja e Armenisë, kur edhe shënuat?

Po, ka kujtime dhe më vijnë në mendje ato momente të bukura e pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe sigurish tqë duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë që nuk e kanë përjetuar, por sigurisht që kemi ardhur këtu për të dhënë gjithçka në fushë.

Në skuadër duket se ka më shumë seriozitet sesa duhet…

Jemi shumë afër, por po bëjmë punën e duhur për të menaxhuar mirë entuziazmin dhe presionin, në mënyrë që të bëjmë edhe aq sa na ka mbetur për të realizuar ëndrrën që kemi ne, të shkojmë në Europian.

Sa e vështirë do të jetë ndaj Moldavisë?

Ka qenë shumë e vështirë, si në të gjithë ndeshjet. Ne kemi vuajtur shumë edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre dhe u zhbllokuam në minutën e 60’ me atë gjuajtje perfekte të Asanit. Megjithatë e kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim, për të marrë më të mirën dhe shpresoj t’ia dalim.

A do të luajmë për fitore, apo të marrim pikën që na duhet?

Ne luajmë gjithmonë për fitore dhe atë do të bëjmë edhe nesër. Shpresoj që t’ia dalim të marrim tre pikët, pasi jemi përgatitur shumë për të./ Super Sport


Top Channel

You may also like