Gjimshiti mund të ndryshojë skuadër në janar, kërkohet nga një tjetër klub i Serie A

by admin
Spread the love

E ardhmja për Berat Gjimshitin mund të rezervojë një aventurë të re në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Atalantës së fundmi ka përfunduar në radarët e Adriano Gallianit, administratorit të deleguar të Monzës.

Këta të fundit po kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen në merkaton e janarit me emra cilësorë dhe objektivi kryesor i tyre është pikërisht Berat Gjimshiti. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, Galliani ka emrin e mbrojtësit shqiptar në krye të listës dhe po përgatit një ofertë për Atalantën.

Megjithatë, tratativa ende është në fazën ku po studiohet terreni dhe nuk janë marrë hapa konkretë për këtë lëvizje. Objektivi i Monzës në merkaton e janarit është i qartë, të afrojë lojtarë nga ekipet që janë në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit për të përforcuar më shumë skuadrën. /oversport.tv

You may also like