Gjilani në epërsi me kundër skuadrës kazake

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

SC Gjilani ka kaluar në epërsi prej 1:0 kundër skuadrës kazake Shakhter, në miqësoren që po e zhvillon në Antalya të Turqisë, shkruan Insporti.com.

Golin për skuadrën gjilanase e ka shënuar mesfushori Albert Dabiqaj.

Kjo ndeshje kontrolluese për dallim nga herave tjera po zhvillohet në një orar të çuditshëm.

Dueli me kohën lokale në Kosovë nisi nga ora 09:30.

Gjilani tash e disa ditë është vendosur në Antalya për të zhvilluar fazën përgatitore para se të nis kampionati i Kosovës më 17 shkurt.

Trajneri Ismet Munishi ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi. /

You may also like