Gjilani – Ballkani, formacionet zyrtare

by admin
Spread the love

Superliga e Kosovës do të përmbyllet për këtë vit me përballjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Dy skuadrat përballen në kuadër të ndeshjes së mbetur të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.

Dueli mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, me fillim nga ora 12:00.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Gjilani: Pas pak…

Ballkani: Koliçi, Kuc, Thaqi, Dellova, Halili, Potoku, Limaj, Hamidi, Danfa, Berisha, Tolaj

Aktualisht, Ballkani është lider i Superligës me 39 pikë, pesë më shumë se Llapi e Drita.

E suharekasit mund të rrisin diferencën e pikëve me një fitore eventuale të dielën.

Nga ana tjetër gjilanasit zënë vendin e tetë me 17 pikë.

Të dy skuadrat po kalojnë në një formë të dobët të rezultateve së fundmi dhe do të synojnë rikthimin tek fitoret. /Lajmi.net/

You may also like