Gjilanasi i bërtet nënës, “han” 48 orë burg (VIDEO)

by admin
Spread the love

Një 27 vjeçar gjilanas është arrestuar të hënën pasdite.

Kjo pasi ai kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila banon në rrugën ‘7 shtatori’ në Gjilan.

Ai pati mosmarrëveshje me të ëmën  dhe i bërtiti e kanosi të ëmën e tij me pretekstin se e njëjta nuk po ia plotëson kërkesat.

E ndier e rrezikuar nga i biri, gruaja që jeton këtu në rrugën ‘7 shtatori’, kërkoi ndihmë nga Policia e Kosovës.

Forcat e rendit prangosën P.M i cili edhe kishte demoluar me një mjet të mprehtë disa orendi shtëpiake përfshirë perdet dhe televizorin.

Para kësaj i riu ishte intervistuar në stacionin policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës.

You may also like