Gjiko reagon për herë të parë pas përballjes në Gjykatë për akuzën dhunim ndaj një të miture

by admin
Spread the love

Reperi i njohur, Asdren Gjikolli, i njohur për publikun si Gjiko, të premten (25 mars 2022) ka dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë, pasi që akuzohej se në korrik të vitit 2015 ka dhunuar një të mitur.

Në rrjet është publikuar edhe aktakuza e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njejtën thuhej se ai ka kryer edhe mardhënie seksuale.

 

Sot, reperi Gjiko i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza dhe dëshmi duke thënë se është një gjë e sajuar dhe që kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Artisti shtoi tutje se përmes shoqërisë së akotavisë ka përgatitur dy padi dhe thotë se beson që drejtësia do të vihet në vend dhe do të dëshmohet se ai ‘është i pastër’.

 

 


You may also like