Gjest fantastik i këngëtarit, pret floket e tij dhe ua dhuron grave të sëmura

by admin
Spread the love

Këngëtari shqiptar, Alban Çuku, ka bërë një gjest të veçantë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Albani vendosi që të presë flokët e tij te gjata për t’ua dhuruar grave që vuajnë nga sëmundje e rëndë. Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai shpjegoi se si i lindi kjo ide.

Ai tregoi se i rriti flokët pa asnjë qëllim, thjesht për veten e tij por më pas me kalimin e kohës, vendosi që t’i dhuronte. “Në fakt, nuk kam qejf të bëjë gjëra për t’u dukur bukur. I kam publikuar fotot sepse është e rëndësishme që këto lloje gjërash t’i shohin njerëzit dhe të motivohen për diçka më të mirë.

Shembulli më i mirë është me veprime dhe jo me fjalë“, u shpreh këngëtari duke treguar gjithashtu dhe se si u prit ky gjest.

“Kur më panë me flokë të shkurtra menduan se isha vetëm një që po shihja. Por kur erdhi momenti për t’jua dhënë dallohej një lloj emocioni, një falenderim”, u shpreh Albani.

Lexo lajme interesante

You may also like