GJERMANI – Zbulohen dy stacione policore të paligjshme kineze

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 9 dhjetor /ATSH-DPA/- Sipas shërbimeve sekrete gjermane, ekzistojnë dy stacione policie të paligjshme kineze në vendin anëtarë të BE-së, të cilat kryesisht u mundësojnë autoriteteve kineze të punojnë jashtë vendit në mënyrë të paautorizuar dhe të mbledhin informacione.

Lajmi u konfirmua nga qeveria gjermane në përgjigje të një pyetjeje me shkrim nga anëtarja e Bundestag, Joana Cotar.

Sipas qeverisë gjermane, zyrat janë të organizuara mbi baza personale dhe të lëvizshme, dhe jo të ngritura si zyra të përhershme.

“Stacionet ilegale të policisë drejtohen nga individë privatë nga diaspora kineze, shtetas kinezë dhe gjermanë”, tha qeveria federale.

Gjithsej pesë oficerë rajonalë, njëri prej të cilëve i vendosur në Berlin, u kanë ofruar individëve kinezë dhe gjermanë këshilla dhe mbështetje ligjore.

Motivi i tyre ishte mbledhja e informacionit dhe përhapja e propagandës.

Ndihma, e ofruar kryesisht përmes bisedave në internet, dyshohet se iu është ofruar mijëra individëve.

Organizata joqeveritare “Safeguard Defenders”, e cila merret kryesisht me shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë, tërhoqi vëmendjen e autoriteteve pas publikimit të një raporti për stacionet e policisë ilegale kineze, jashtë territorit të saj, në Gjermani dhe Holandë.

“Ndër të tjera, stacionet ilegale të policisë shërbejnë për të përndjekur kritikët e regjimit kinez”, sipas Safeguard Defenders. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like