Gjermani vrau fëmijët dhe gruan e tij pasi u zbulua se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi

by admin
Spread the love

Në Brandenburg të Gjermanisë, hetuesit gjetën pesë trupa të pajetë në një shtëpi. Tani është e qartë se kush është përgjegjës për këtë dhe cili ka qenë motivi

Thirrja është marrë nga policia pak para mesditës së së shtunës. Fqinjët kishin parë persona të pajetë në një shtëpi në Königs ëusterhausen, Brandenburg. Pak më vonë policia gjeti pesë të vdekur në lagjen Senzig – banorë të shtëpisë, siç u konstatua  më vonë.

Midis tyre ishin tre fëmijë të moshës katër, tetë dhe dhjetë vjeç, siç njoftuan prokurori publik i Cottbus dhe Departamenti i Policisë së Jugut në një deklaratë të përbashkët për shtyp pasdite. Dy të rriturit ishin 40 vjeç, transmeton portali Shtegu.

Motivi i kësaj vepre makabër tani dihet. Hetuesit gjetën një letër lamtumirëse për vetëvrasje në shtëpi, siç raportuan disa media gjermane. Në të, prindi i familjes shkruante se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij. Këtë e mori vesh punëdhënësi i gruas së tij. Prandaj, 40-vjeçari dhe gruaja e tij kishin frikë nga arrestimi dhe humbja e fëmijëve të tyre, tha të martën kryeprokurori Gernot Bantleon për Agjencinë gjermane të shtypit.

You may also like