Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, deklaroi të hënën se nuk mund ta përjashtojë mbylljen e fabrikave dhe pushimet nga puna, ndërkohë që përpiqet të kursejë 4 miliardë euro më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht në një plan gjithëpërfshirës kursimi.
Bordi drejtues deklaroi se strategjia aktuale e ofrimit të kontratave të reduktuara dhe paketave të largimit për punonjësit në prag të daljes në pension nuk është më e mjaftueshme për të arritur objektivat e kompanisë dhe njoftoi se do t’i japë fund një programi të sigurisë në punë, në fuqi që prej vitit 1994.
“Industria automobilistike europiane është në një pozitë të vështirë dhe serioze” – deklaroi CEO i Volkswagen, Oliver Blume.
“Mjedisi ekonomik është përkeqësuar dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në Europë. Gjermania po humb terren në konkurrueshmëri. Si kompani, duhet të veprojmë”.
Marka me të njëjtin emër, Volkswagen, ka mbetur pas krahasuar me markat e filialeve Skoda, Seat dhe Audi.
Një seri shkurtimesh të njoftuara në 2023 pritej ta ndryshonte situatën duke kursyer rreth 10 miliardë euro brenda vitit 2026, ndërsa Volkswagen po përpiqej të reduktonte shpenzimet për t’i mbijetuar tranzicionit të gjelbër drejt makinave elektrike.
E përditshmja gjermane ekonomike Handelsblatt raporton se tashmë është e nevojshme të gjenden edhe 4 miliardë euro shtesë në kursime.
Sindikatat kritikojnë shkurtimet e propozuara të vendeve të punës
Ndërkohë, presidentja e këshillit të punëtorëve, Daniela Cavallo, dha premtimin se do t’u rezistojë planeve të cilat ajo i quajti “një sulm ndaj punësimit tonë, fabrikave tona dhe kontratave tona”.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Cavallo deklaroi: “E ardhmja e [markës] Volkswagen, zemra e kompanisë, është në pikëpyetje dhe ne do ta kundërshtojmë me forcë.
Nuk do të ketë mbyllje të planeve të Volkswagen me mua!”
Sindikata IG Metall e cilësoi njoftimin një vendim të papërgjegjshëm që “trondit themelet” e kompanisë, që është punëdhënësi më i madh industrial në Gjermani dhe shtëpia më e madhe automobilistike europianë sa u përket të ardhurave.
Thomas Schäfer, përgjegjës i markës Volkswagen, deklaroi: “Era kundër është bërë më e fortë. Duhet të përpiqemi edhe më shumë për të krijuar kushtet për sukses në afat të gjatë”.
Monitor sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.