GJERMANI – Ushtarët ukrainas trajnohen në përdorimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”

by admin
Spread the love

BERLIN, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Një grup prej 70 ushtarësh ukrainas ka mbërritur në Gjermani për t’u trajnuar në përdorimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të cilin Berlini do ta vërë në dispozicion të Ukrainës për të ndihmuar në parandalimin e sulmeve ajrore ruse.

“Grupi mbërriti të martën në Gjermani, ndërsa trajnimi do të fillojë sot”, sipas burimeve.

Qeveria gjermane, pas konsultimeve me SHBA-në, ra dakord për të transferuar një sistem të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Ukrainë, muajin e kaluar për të mbështetur Ukrainën teksa mbrohet nga sulmet ruse.

“Ndërkohë, njësitë “Patriot” të dislokuara në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, kanë raportuar gatishmërinë fillestare operacionale”, sipas Komandës së Operacioneve të mërkurën.

Pas një sulmi raketor në territorin polak, në nëntor, ministrja e atëhershme e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe homologu i saj polak, Mariusz Błaszczak ranë dakord që tre sisteme të mbrojtjes raketore gjermane “Patriot” të vendoseshin në Poloni.

Ushtarët gjermanë janë vendosur në Poloni, një anëtare e aleancës së mbrojtjes perëndimore të NATO-s, që nga 16 janari për të siguruar shpërndarjen e sigurt të sistemeve.

Qëllimi i misionit është të mbrojë hapësirën ajrore të NATO-s, si dhe territorin polak dhe infrastrukturën dhe popullsinë e vendit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like