GJERMANI – Shërbimi sekret: Ekstremistët mund të shfrytëzojnë krizën energjetike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Kreu i agjencisë vendase të shërbimit sekret paralajmëroi  se ekstremistët mund të shfrytëzojnë krizën energjetike dhe inflacionin e lartë në vend për qëllimet e tyre.

“Ekstremistët po ëndërrojnë për një dimër të egër gjerman”, tha kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, Jorg Muller, për edicionin e nesërm të gazetës së njohur gjermane ”Die Welt”.

“Ata shpresojnë që kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve do t’i godasin veçanërisht njerëzit, në mënyrë që ata të mund të kuptojnë disponimin dhe të reklamojnë aspiratat e tyre antishtetërore. Ne po i ndjekim këto zhvillime me shumë vëmendje”, theksoi ai.

Ministrja e Brendshme Federale, Nancy Faeser shprehu shqetësime të ngjashme muajin e kaluar.

”Sigurisht, ekziston rreziku që ekstremistët të përpiqen të abuzojnë me çmimet në rritje të madhe si një temë e re mobilizimi”, tha ndërkohë një politikan socialdemokrat, i cili kërkoi të mos identifikohej, për gazetën e biznesit ”Handelsblatt”.

Faeser tha për ”Die Welt” se ”armiqtë e demokracisë thjesht presin të abuzojnë me krizat për të përhapur fantazitë e fundit të botës, frikën dhe pasigurinë”.

”Aktualisht, qarqe të tilla po kërkojnë tema të reja me potencial për mobilizim”, shtoi ajo.

”Ajo që ka bashkuar tashmë ekstremistët e krahut të djathtë mbetet emëruesi i përbashkët që është përbuzja për demokracinë dhe përpjekja për të lëkundur besimin në shtetin tonë”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, Faeser theksoi se policia në qeverinë federale dhe në 16 landet e vendit ishte përgatitur për skenën e re të mundshme të protestave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like