GJERMANI – Scholz mohon përfshirjen në skandalin e mashtrimit tatimor

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 20 gusht /ATSH-AA/- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka hedhur poshtë pretendimet e politikanëve të opozitës se ai mund të jetë përfshirë në skandalin e mashtrimit tatimor gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i Hamburgut në vitin 2016.

“Nuk kam pasur asnjë ndikim në procedurat tatimore të ‘Bankën Warburg’“, u tha Scholz ligjvënësve, ndërsa dëshmoi për herë të dytë në komitetin hetimor të parlamentit të Hamburgut, që po heton skandalin prej miliarda eurosh ‘cum-ex’.

Politikanët e opozitës deklaruan se Scholz dhe ndihmësit e tij kanë ushtruar ndikim politik gjashtë vite më parë për të ndihmuar bankën private gjermane, me seli në Hamburg, (M.M.Warburg & CO) që të shmangte kthimin e 47 milionë eurove në rimbursimin e paligjshëm të taksave.

Scholz tha se akuzat ishin të pabaza dhe se ato ishin vetëm spekulime pa asnjë provë mbështetëse.

“Nuk ka pasur asnjë ndikim politik”, theksoi Scholz, duke iu referuar vendimit të autoriteteve tatimore të Hamburgut.

Sipas prokurorëve të shtetit gjerman, dhjetëra institucione financiare, përfshirë bankën “Warburg”, janë përfshirë në një mashtrim masiv të tregtimit të aksioneve për vite me rradhë.

Skandali ‘cum-ex’ vlerësohet se u ka kushtuar taksapaguesve gjerman më shumë se 12 miliardë euro.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like