GJERMANI – Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë, Klaus Muller, që rregullon shërbimet thelbësore, përfshirë furnizimin me gaz, deklaroi sot se kishte gjasa që Rusia të ndërpriste plotësisht dërgesat e gazit në Gjermani.

Në një intervistë për ARD, Muller tha se një vendim i tillë nga Rusia nuk mund të përjashtohet duke shtuar se kjo ishte arsyeja e planit të Agjencisë Federale të Rrjetit për të modeluar skenarë të ndryshëm.

“Shumica e skenarëve nuk janë të bukur dhe rezultojnë me një sasi të vogël gazi në fund të dimrit”, tha Muller.

Rusia ka ulur ndjeshëm vëllimin e dërgesave të gazit natyror në Gjermani përmes gazsjellësit “Nord Stream 1” të detit Baltik në javët e fundit duke shkaktuar shqetësime te industritë dhe liderët politikë për mbylljen e planifikuar të “Nord Stream 1” për arsye te mirëmbajtjes më 11 korrik.

Ndërprerja vjetore e gazit zakonisht zgjat disa ditë, por këtë vit shqetësimi është nëse Rusia do ta kthejë gazin përsëri pasi të përfundojnë riparimet në turbinat e kompresorëve nga kompania “Siemens Energy”.

Të enjten, qeveria gjermane shpalli fazën e alarmit të nivelit të dytë të planit të saj të emergjencës së gazit pas reduktimit të ndjeshëm të dërgesave të gazit nga Rusia.

Muller bëri thirrje për kursimin e energjisë.

“Të gjithë në industri dhe në jetën e tyre përditshme mund të kontribuojnë,” tha ai./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like