GJERMANI – Rritet për herë të parë magazinimi i gazit, tre anije të reja LNG

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ -Furnizimi me gaz në objektet gjermane të magazinimit të gazit u rrit paksa për herë të parë në katër javë, me gjasë për shkak të motit të butë të kohëve të fundit.

Objektet e magazinimit ishin plot 87.3 përqind të mërkurën vonë, 0.1 pikë përqindjeje më e lartë se një ditë më parë, sipas Gas Infrastructure Europe.

Ndërsa importet kanë mbetur të rregullta, konsumi është ulur.

Temperatura mesatare ishte 5.4 gradë Celsius të martën dhe 6.2 gradë Celsius të mërkurën, sipas shërbimit meteorologjik gjerman.

Shoqata e operatorëve gjermanë të depozitimit të hidrogjenit dhe gazit, INES, raporton se ”kërkesa për gaz rritet në temperatura mesatare prej 6 gradë Celsius ose më të ulëta, duke sugjeruar se moti i ngrohtë i dimrit kohët e fundit ka kontribuar në rritjen e magazinimit”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama i shoqëruar nga bashkëshortja dhe Zaho vizitojnë Retro Christmas

You may also like