GJERMANI – Qeveria miraton eksportin e 178 tankeve “Leopard”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/- Ministria gjermane e Ekonomisë ka miratuar eksportin e 178 tankeve kryesore luftarake “Leopard 1A5” të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Ministria e Ekonomisë dhe e Mbrojtjes njoftoi sot përmes një deklarate të përbashkët në Berlin.

“Sasia e tankeve kryesore luftarake “Leopard 1A5″ që do t’i dorëzohen Ukrainës varet nga puna e nevojshme të mirëmbajtjes”, thuhet në deklaratë.

Vendeve që blejnë armë dhe pajisje ushtarake nga Gjermania në përgjithësi, u kërkohet të marrin leje nga Berlini,përpara se t’i transferojnë ato në një vend tjetër.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFilo: Gazifikimi i Korçës do të zgjidhë problemin e ngrohjes për banorët


You may also like