GJERMANI – Polemika mbi planet për të kufizuar pagesat e papunësisë

by admin
Spread the love

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ Propozimet për të shkurtuar pagesat e sigurimeve shoqërore, të njohura si “Bürgergeld” për gjermanët që refuzojnë të pranojnë punën, shkaktuan polemika në Berlin.

Ministri i Punës, Hubertus Heil i Socialdemokratëve (SPD), partia dominuese në koalicionin qeverisës me tre parti, ka propozuar rritjen e sanksioneve ndaj personave që refuzojnë vazhdimisht ofertat e punës.

“Në të ardhmen, ata duhet të marrin vetëm kompensime për strehim dhe ngrohje, në mënyrë që të mos mbeten të pastrehë”, tha Heil.

Politikanët e SPD-së dhe Demokratëve të Lirë (FDP), një partner koalicioni, e kanë mirëpritur planin, por është kritikuar nga shoqatat sociale, krahu rinor i SPD dhe nga opozita e majtë në Die Linke (E majta).

Ndërsa kabineti nuk ka marrë një vendim përfundimtar, ministri i Financave Christian Lindner, kreu i FDP, ka dhënë mbështetjen e tij.

“Ministri i Punës nuk po jep vetëm kontributin e tij në projektbuxhetin 2024, pranimi i shtetit social rritet kur promovohet performanca reciproke”, tha ai.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like