GJERMANI – Ndërtimi i terminalit LNG nis këtë javë

by admin
Spread the love

LUBMIN, 19 shtator /ATSH-DPA/-Kompania gjermane “Deutsche ReGas” ka planifikuar të fillojë punën për ndërtimin e një terminali të gazit natyror të lëngshëm (LNG) të martën në Lubmin në veri-lindje të vendit

Lubmin është një nga disa vendet bregdetare ku LNG-ja e dorëzuar me anije do të arrijë në tokë për të zëvendësuar furnizimet me gaz natyror rus, i cili është ndërprerë plotësisht për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë.

“Ndërtimi i terminalit të ri synon përmirësimin e portit industrial, i cili deri më tani është përdorur vetëm nga anije të vogla, dhe krijimin e një shtrati të sigurt”, tha kompania.

Gazi i parë do të shpërndahet përmes terminalit të financuar privatisht duke nisur nga dhjetori.

LNG-ja do të transportohet nga cisterna të mëdha të ankoruara nga Lubmin në port me anije të vogla dhe më pas do të futet në rrjetin ekzistues të gazit.

Lubmin është gjithashtu vendi ku tubacionet e gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” mbërrijnë nga Rusia, por aktualisht nuk po dergohet gaz rus përmes tyre.

Reduktimi i dërgesave të gazit më të lirë rus ka rritur çmimet e energjisë në Gjermani dhe ka nxitur rritjen ne nivele rekord te inflacionit.

Kompania gjermane e energjisë (RWE) dhe kompania norvegjeze “Stena-Power” po planifikojnë gjithashtu të ndërtojnë një terminal të gazit natyror të lëngshëm në Lubmin. Terminali i marrë me qira nga qeveria duhet të jetë gati për funksionim deri në fund të vitit 2023.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like