GJERMANI – Merkel pranon gabimet e saj në politikën përballë Rusisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka pranuar se ka pasur dështime në politikën e saj ndaj Rusisë.

“Duhet të kishim reaguar më shpejt ndaj agresivitetit të Rusisë”, tha Merkel në një intervistë me të përjavshmen Die Zeit.

Komentet e Merkelit i referoheshin pushtimit rus të gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, kur shtetet e NATO-s ranë dakord të shpenzonin 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen.

“Gjermania ka rritur shpenzimet e saj për mbrojtjen e NATO-s, por ende nuk e ka arritur objektivin prej 2 për qind”, tha Merkel, “dhe as unë nuk kam mbajtur një fjalim të zjarrtë në emër të saj çdo ditë”.

Ish-kancelarja tha se megjithatë” nuk i vjen keq për mbështetjen e saj për ndërtimin e gazsjellësit gjermano-rus Nord Stream 2”.

”Një ndalim i projektit do të kishte përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme marrëdhëniet me Rusinë”, theksoi Merkel. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNdalimi qeseve plastike, mblidhet Taskforca për zbatimin e ligjit

You may also like