GJERMANI – Mbi 450 000 protestues kundër të djathtës ekstreme

by admin
Spread the love

BERLIN, 5 shkurt /ATSH-DPA/ – Rreth gjysmë milioni persona protestuan kundër ekstremizmit të djathtë në të gjithë Gjermaninë në fundjavë, sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Brendshme.

“Ministria raporti 457 000 protestues në 128 vende. Për shkak të mungesës së shifrave nga shtetet e Hamburgut, Mecklenburg-Vorpommern dhe Sarland, kjo është një shifër provizore”, theksoi një zëdhënës.

Sipas policisë, më shumë se 150 000 protestues u mblodhën të shtunën në ndërtesën e Reichstag në Berlin, ku ndodhet Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë, për të demonstruar në favor të demokracisë dhe tolerancës. Organizatorët raportuan rreth 300 000 pjesëmarrës.

Ministria e Brendshme i mbështet shifrat e saj në vlerësimet e policisë.

Protestat në rrugë janë zhvilluar në përmasa të ndryshme në të gjithë Gjermaninë pas një raporti të publikuar më 10 janar nga grupi gazetaresk investigativ “Correctiv”.

Raporti zbuloi detaje të një takimi në nëntor midis të djathtëve radikalë dhe politikanëve individualë nga partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), në të cilën u diskutuan planet për dëbimin e miliona personave me prejardhje emigrante.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like