GJERMANI – Industria kimike redukton prodhimin, ndërsa çmimet e energjisë bien

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 14 shtator /ATA-DPA/- Shoqata Gjermane e Industrisë Kimike (VCI), anëtarët e së cilës përfshijnë BASF, një nga prodhuesit më të mëdhenj të kimikateve në botë njoftoi sot se pret që prodhimi në sektor të tkurret me 5,5% këtë vit.

“Vetëm prodhimi i industrisë kimike pritet të bjerë deri në 8,5%”, tha VCI.

“Reduktimi i prodhimit është hapi i parë. Nëse disa aktivitete duhet të mbyllen plotësisht, ato mund të mos fillojnë më kurrë”, tha presidenti i VCI, Christian Kullmann.

Industria kimike dhe farmaceutike, me mbi 473 000 punonjës, është prekur kryesisht nga kriza energjetike, e cila në Gjermani është shkaktuar si mungesë e gazit rus.

Sipas VCI, ky sektor është konsumatori më i madh i gazit në Gjermani, duke përdorur 15% të gazit natyror në dispozicion.

Në tremujorin e dytë të vitit, prodhimi në industrinë kimike dhe farmaceutike ra me 6,4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Të ardhurat u rritën me 3,4% (në 64.9 miliardë euro ose 64.9 miliardë dollarë) si rezultat i rritjes së çmimeve. /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like