GJERMANI – Industria kimike kërkon veprim më të shpejtë për kufirin e çmimit të energjisë

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 tetor /ATSH-DPA/-Presidenti i Shoqatës Gjermane të Industrisë Kimike (VCI), Markus Steilemann, i ka kërkuar qeverisë të veprojë më shpejt, lidhur me kufirin e planifikuar për çmimet e gazit dhe energjisë elektrike për kompanitë.

“Nëse ndihma shtetërore do të jetë efektive, ajo duhet të vijë shpejt”, tha Steilemann për gazetën “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

“Situata është e rëndë. Sidomos në sektorin e NVMV-ve, Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, shumë sipërmarrës e kanë shpinën pas murit”, paralajmëroi ai.

“Pothuajse në baza ditore ka pasur kompani që i kanë thënë Industrisë Kimike Gjermane se furnizimi i tyre me energji për vitin e ardhshëm nuk është siguruar ende”, tha ai.

“Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë në industrinë tonë gjatë dekadave të fundit”, tha Steilemann.

“Kompanitë që kanë vështirësi për të siguruar kontratat e tyre të ardhshme afatgjata për gaz ose energji elektrike duhet të kenë një zgjidhje. Përndryshe, ekziston rreziku i dëmtimit të përhershëm të strukturës së industrisë sonë”, tha Steilemann.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like