GJERMANI – Inaugurohet ndertimi i terminalit lundrues për gazin natyror të lëngshëm

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GJERMANI, 17 dhjetor /ATSH-DPA/-Ndërtimi i saj, në një kohë rekord prej më pak se dhjetë muajsh, tregon se vendi ynë është i aftë për fillime të reja, deklaroi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz në ceremoninë e inaugurimit.

Scholz u shoqërua nga ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i “Partisë së Gjelbër”, ministri i Financave, Christian Lindner i “Demokratëve të Lirë” dhe kryeministri i Saksonisë së Poshtme, Stephan Weil i “Socialdemokratëve”.

Terminali lundrues në brigjet e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme ka për qëllim të ndihmojë në mbylljen e hendekut, e shkaktuar si pasojë e mungesave të furnizmit me gaz nga Rusia.

Pika qendrore e terminalit është anija speciale “Höegh Esperanza” e gjatë pothuajse 300 metra, e cila në të ardhmen do të shndërrojë gazin natyror të lëngshëm (LNG) të shpërndarë nëpërmjet cisternave, në gjendjen e tij të gaztë dhe ta transportojë ate në rrjetin gjerman të gazit.

Rreth 400 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në anije.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, mund të magazinohet një e treta e gazit natyror që nevojitet për të furnizuar Gjermaninë.

Scholz dha miratimin për ndërtimin e terminaleve në Wilhelmshaven dhe Brunsbüttel më 27 shkurt, tre ditë pas fillimit të luftës ruse kundër Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like