GJERMANI – Importuesi i tretë më i madh i gazit i kërkon qeverisë ndihmë financiare

by admin
Spread the love

FRANKFURT, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Importuesi i tretë më i madh gjerman i gazit dhe operatori i njësisë së magazinimit (VNG)i paraqiti sot Ministrisë për Çështjet Ekonomike dhe Veprimin Klimatik, një kërkesë zyrtare për ndihmë financiare, një shenjë tjetër e tensioneve me të cilat përballet industria në tregjet e energjisë.

VNG, një degë e “Energie Baden-Württemberg” (EnBW) deklaroi se kushtet aktuale po rezultonin në humbje të konsiderueshme për shkak të blerjeve shtesë të gazit natyror. Për më tepër, nevojitej ndihma për ta mbajtur biznesin funksional.

Gazi është bërë një produkt i rrallë javët e fundit pasi Rusia ka mbyllur rubinetat në gazsjellesin e saj. Rusia tha se sanksionet perëndimore e kanë bërë të pamundur funksionimin e gazsjellësve, edhe pse vendet evropiane nuk e kanë sanksionuar gazin dhe janë të gatshme të paguajnë për të.

Sipas vendeve evropiane ndërpreja e gazit është një ndëshkim për sanksionet, të cilat u vendosën për të kundërshtuar pushtimin rus në Ukrainë.

Lufta Rusi-Ukrainë ka bërë që çmimi i gazit të rritet në nivelet më të larta, që do të thotë se kompanitë gjermane po paguajnë shumë më shumë sesa ishte planifikuar për të ofruar furnizime të premtuara të gazit për bizneset dhe komunitetet, duke i futur ato në borxhe.

VNG është përgjegjëse për sigurimin e rreth një të pestës së furnizimit me gaz në Gjermani, veçanërisht në lindje të vendit. Ajo furnizon rreth 400 klientë komunalë dhe industrialë.

Kompania gjithashtu dëshiron të hyjë në bisedime për stabilizimin e operacioneve të qeverisë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like