GJERMANI – Habeck: Furnizimi me energji elektrike i sigurt në dimër

by admin
Spread the love

JOHANESBURG, 8 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, rikonfirmoi sot se furnizimi me energji elektrike në vend është i sigurt këtë dimër, pas një ndërprerjeje të dërgesave me gaz rus për shkak të luftës në Ukrainë.

“Nuk ka rrezik për ndërprerje të energjisë elektrike për shka të mungesës së kapacitetit, tha Habeck sot në Johannesburg, pas një vizite në kompaninë shtetërore të energjisë “Eskom” në Afrikën e Jugut.

“Gjermania është në gjendje madje, edhe të ndihmojë Francën me energji elektrike”, tha ai.

“Disponueshmëria e energjisë për prodhimin e energjisë elektrike është e siguruar për këtë dimër,” tha Habeck.

Megjithatë, qeveria mbetet e shqetësuar për mundësinë e sulmeve kibernetike që ndërpresin furnizimin.

“Ne duhet të përpiqemi ta parandalojmë atë me gjithçka që mundemi”, tha ai.

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck ndodhet në një vizitë zyrtare në Afrikë e Jugut, që nga e diela. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like