GJERMANI – Gazprom pezullon përkohësisht furnizimet e gazit “Nord Stream 1”

by admin
Spread the love

GJERMANI, 31 gusht /ATSH-DPA/- Dërgesat e gazit rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik u ndërprenë sot në mëngjes siç ishte planifikuar, sipas operatorit të Nord Stream AG.

Nord Stream AG tha se gazi u ndërpre midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit (0100 GMT dhe 02:00 GMT).

Gjigandi shtetëror rus i energjisë “Gazprom” paralajmëroi se furnizimet e gazit do të pezulloheshin përkohësisht sot për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, dhe dërgesat do të rifillonin herët në mëngjesin e së shtunës.

Kreu i rregullatorit gjerman të energjisë, Agjencia Federale e Rrjetit, Klaus Müller, ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e pretendimit se dërgesat e gazit do të ndërpriteshin si rezultat i punimeve të mirëmbajtjes.

Javët e fundit, përmes gazsjellësit është dorëzuar vetëm 20% e vëllimit maksimal.

“Gazprom” ka përmendur vazhdimisht arsyen teknike për reduktimin e menjëhershëm të dërgesave. Qeveria gjermane e ka vënë në dyshim këtë pretendim publikisht. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Kampusi i Universitetit Bujqësor, gati në tetor për 2200 studentë

You may also like