GJERMANI (G7) – Ukraina në krye të axhendës në ditën e dytë të samitit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ELMAU, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Konflikti në Ukrainë do të vazhdojë të dominojë axhendën në ditën e dytë të samitit treditor të liderëve të G7-ës, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të gatshëm t’u bashkohet bisedimeve përmes lidhjes video.

Udhëheqësit nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA-ja u takuan dje me synimin për të rritur së bashku presionin ndaj Rusisë për të tërhequr trupat e saj nga Ukraina dhe për të zbutur ndikimet e luftës.

Udhëheqësit e G7-ës e kanë përdorur samitin si një forum për shpalljen e ndalimit të importeve të arit rus dhe një nismë të përbashkët infrastrukturore për të kundërshtuar ndikimin kinez në vendet me të ardhura mesatare.

Po zhvillohen diskutime edhe për një tavan të mundshëm të çmimit të naftës.

Në debatet e së dielës morën pjesë edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel.

Gjermania mban presidencën e këtij viti të G7-ës dhe kancelari Olaf Scholz do të presë liderët nga demokracitë joG7, Argjentina, India, Indonezia, Senegali dhe Afrika e Jugut të hënën për të diskutuar krizën klimatike, shëndetin publik dhe sigurinë e energjisë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres do t’i bashkohet grupit përmes lidhjes video për të trajtuar krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë, e cila tani është në muajin e saj të pestë./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like