GJERMANI – FDP kërkon ngritjen e një komisioni për hetimin e financimit të pandemisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 9 janar /ATSH-DPA/- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Lirë (FDP) të qendrës së djathtë, Bijan Djir-Sarai ka bërë thirrje për ngritjen e një komisioni për të hetuar financimin e produkteve shëndetësore nga Bundestagu gjatë pandemisë së Covid-19, duke pretenduar se fondet janë keqmenaxhuar.

Djir-Sarai iu referua çmimeve të testeve të reaksionit zinxhir polimerazë (PCR) si shumë të larta.

Ai tha se marrëveshjet e maskave nga politikanët dhe kostot e testeve PCR kanë rritur dyshimet në politikën e pandemisë.

Djir-Sarai i bëri thirrje Bundestagut të ngrejë një komision parlamentar për të hetuar këto incidente të dyshimta.

Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve të ngritura më herët, gjatë shpërthimit të koronavirusit rreth marrëveshjeve për blerjen e maskave që u ndërmjetësuan nga ligjvënësit Kristiandemokratë që ishin në pushtet në atë kohë.

Një komision parlamentar i shtetit bavarez po heton aktualisht këtë çështje. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakJaupllari: Rezultate në të gjithë treguesit, mbështetje direkte për fermerët në shifra të panjohura më parë

You may also like