GJERMANI – Ekonomia humbet 60 miliardë euro në 2022 nga kriza energjetike

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 shtator /ATSH-DPA/- Ekonomia gjermane do të humbasë pothuajse 60 miliardë euro (59 miliardë dollarë) gjatë këtij viti si rezultat i kostos më të lartë të energjisë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, në Berlin.

“Vlera mund të rritet në pothuajse 100 miliardë euro vitin e ardhshëm, kryesisht si rezultat i blerjes së gazit natyror nga burime jo-ruse”, tha Habeck në një kongres për klimën organizuar nga Federata e Industrive Gjermane (BDI).

“Vlera ishte e barabartë me 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB)”, tha Habeck.

“Këto para mungojnë kudo, në sektorë të ndryshëm në ekonominë gjermane. Kjo është situata makroekonomike,” tha Habeck.

Përveç gazit rus, kjo përfshin gjithashtu energjinë elektrike nga centralet bërthamore franceze, shumë prej të cilave janë mbyllur për shkak të punimeve të mirëmbajtjes emergjente.

Habeck tha se rreth dy të tretat e kapacitetit të energjisë bërthamore franceze ishin jashtë funksionit, me vetëm 28 nga 56 reaktorë që funksiononin.

Habeck tha se aftësia e Gjermanisë për të investuar në të ardhmen ishte e rëndësishme ndërsa vlerësoi BDI-në për angazhimin ndaj objektivave të vendit për ngrohjen globale pavarësisht krizës aktuale.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Lexo lajme interesante

You may also like