GJERMANI – Berlini: Tregu francez i energjisë elektrike i tensionuar

by admin
Spread the love

LONDËR, 19 shtator /ATSH-DPA/-Tregu francez i energjisë elektrike mbetet i tensionuar, për shkak të mirëmbajtjes së vazhdueshme në një numër të madh të centraleve bërthamore, sipas burimeve të Ministrisë gjermane.

Sipas Ministrise se Ekonomisë ne Gjermani situata në tregun francez të energjisë elektrike mbetet ende shumë të tensionuar.

Të dy vendet shkëmbejnë rregullisht energji elektrike. Megjithatë, kjo dinamikë ka ndryshuar këtë vit, me vetëm disa ditë në shtator, kur më shumë energji elektrike rrjedh nga Franca në Gjermani furnizohet më shumë energji elektrike sesa me përpara.

Kjo është për shkak se më shumë se gjysma e flotës franceze prej 56 centralesh bërthamore kohët e fundit ishin jashtë funksionit për shkak të punimeve të mirëmbajtjes.

Kjo shkaktoi probleme serioze për vendin që është shumë i varur nga energjia elektrike e prodhuar nga bërthama atomike.

Berlini tani ka frikë se Franca mund të mos ketë kapacitet të mjaftueshëm për të eksportuar energji jashtë vendit, nëse Gjermania do të ketë nevoj për furnizime këtë dimër.

Lufta e Rusisë ka bërë që çmimet e energjisë elektrike të rriten dhe qeveritë në Evropë po përpiqen për burime alternative, veçanërisht Gjermania, e cila varet shumë furnizimet ruse./a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like