GJERMANI – Baerbock: Paketa e sanksioneve ndaj Rusisë përfshin gazsjellësin “Nord Stream 2”

by admin
Spread the love

BERLIN, 27 janar /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha se Gjermania po përgatit një paketë të ashpër sanksionesh kundër Rusisë në rast se ajo pushton Ukrainën, duke përfshirë shënjestrimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Gjithashtu, ajo qëndroi e vendosur pas refuzimit të Gjermanisë për të dërguar armë në Ukrainë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër agresionit rus në kufirin e saj.

Mungesa e gatishmërisë së Gjermanisë për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të NATO-s, si Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe vendet baltike, ka shfaqur mosmarrëveshje mes aleatëve dhe irrituar qeverinë pro-perëndimore në Kiev.

Qeveria e re e qendrës së majtë e Olaf Scholz tha se po punon për të zbutur krizën, por ka përjashtuar dërgimin e armëve vdekjeprurëse, një pozicion që u mbajt edhe nga ish-qeveria e Angela Merkelit.

Bërja e një kthese 180 gradë për këtë çështje duhet të ndodh vetëm me vetëdije të plotë dhe mbi të gjitha pa mbyllur dyert që janë rihapur në mënyrë paraprake në këtë moment”, u tha sot Baerbock ligjvënësve të Bundestagut.

“Do të flet ishte fatale të hidhej poshtë rifillimi i dialogut”, tha ajo, duke iu referuar shkëmbimeve të komunikimeve mes Uashingtonit dhe Moskës, si dhe bisedimeve nga këshilltarët politikë ukrainas dhe rusë në Paris të mërkurën.

Baerbock tha se Gjermania mbështet ushtrinë e Ukrainës, duke veçuar njoftimin e Berlinit të mërkurën se do të dërgonte 5,000 helmeta luftarake në vend. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like