Gjermani/ Arrestohet një 32-vjeçar i dyshuar për përgatitjen e sulmeve terroriste

by admin
Spread the love

Policia dhe prokurorët dyshojnë se një shtetas iranian ka përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi” duke përdorur ricinë dhe cianid. Nuk është vendosur ende nëse ai do të mbahet në arrest.

Një burrë 32-vjeçar është arrestuar nga policia në landin Renania Veriore-Vestfalia, pasi dyshohet se kishte përgatitur një “sulm të motivuar nga islamizmi”, bëri të ditur sot në mëngjes (08. 01. 2023) policia dhe prokurorët gjermanë, në një deklaratë të përbashkët.

Burri, i identifikuar si një iranian, “dyshohej se kishte përgatitur një akt të rëndë dhune që rrezikon shtetin me përdorimin e planifikuar të lëndës së rrezikshme cianid dhe ricinë për të kryer një sulm të motivuar nga islamizmi”. Ricina është një armë biologjike shumë toksike. Arresimi dhe bastisjet nga njësitë speciale janë kryer gjatë natës së kaluar dhe sot në mëngjes.

Bastisja dhe kërkimet e lëndëve të rrezikshme

Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga policia e Münsterit, policia e Recklinghausen dhe prokuroria e Düsseldorfit, një banesë në qytetin Castrop-Rauxel në rajonin e Ruhrit u kontrollua për “substanca toksike”. Një zonë rreth vendbanimit të të dyshuarit u rrethua ndërsa policia dhe punëtorët e shërbimeve të shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes. Agjencia e lajmeve Deutsche Presse-Agentur (dpa) raportoi se shumë punonjës të urgjencës mbanin kostume mbrojtëse ndërsa ishin vendosur atje, për shkak të rrezikut nga lëndët toksike.

Deutschland | Polizei-Großeinsatz in Castrop-Rauxel

Hetuesit deklaruan: “Kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera”. Ata bënë të ditur se gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër, i cili është dërguar në mbajtje. Ende nuk është vendosur nëse 32-vjeçari do të çohet para gjykatës dhe do të mbahet nën arrest./ DW


Top Channel

You may also like