Gjergj Luca nuk ndalet e “lëshojnë nervat”, vazhdon të ofendojë fermerët: Barbona, problemin e keni me mua, jo me qeverinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Biznesmeni Gjergj Luca, nuk e ka fshehur dot irritimin e tij me fermerët të cilët pr*otestuan për disa ditë me radhë. Luca, në një takim ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, u drejtohet fermerëve me terma fyes, duke i cilësuar si “barbona”.

Më tej, biznesmeni Luca shprehet se fermerët duhet të falenderojnë qeverinë për mbështetjen ndaj fermerëve dhee bujqësisë dhe jo të pr*otestojnë për TVSH-në. Në një moment Luca, shprehet se fermerët e kanë problemin me të dhe jo me qeverinë.

Reagimi i Gjergj Lucës:

Nuk hymë dot në rresht për të na kontrolluar. Ne jemi formalizuar. E njëjta gjë është bërë me bujqësinë. Dalin sot në rrugë dhe gërthasin përditë “hiqni TVSH-në”. TVSH-ja është një taks e mbartur, që në finale ajo shkarkohet.

Pra TVSH nuk është taksë, por taksë që e paguan konsumatori, dhe më vjen keq për kolegët e bujqësisë që dalin në rrugë dhe pasi kanë marrë një sponsorizim nga shteti shqiptarë, dhe një mbështetje rreth 200 milion euro, për 4 vjet. Dhe të dalin në rrugë të flasin për TVSH, cila TVSH? Ne të gjithë bëjmë vetë faturim.

Fshatari bën vetë faturim. Cili ju ka ardhur ju në baraka, cili ka shkuar në fermë? Cili ka shkuar në stallë? Cili ka shkuar në këto kapanonet që bëjnë? Dhe i ka thënë vetë faturo këtë dhe i kanë kontrolluar? Cili? Në të gjithë kemi vetë faturuara atë mall që kemi. A ka komoditet më të madh për ne dhe fermerët, që të vetë faturojë veten?

Atëherë një nga magazinat që e blejnë dhe unë jam një nga magazinat, ne duhet të demostrojmë që duhet të paguajmë në shtet TVSH-në, për prodhimin që vetë faturojmë fermerët, vetë faturojmë anijet. Problemin e keni me grosistat. E keni me magazinat, Mund ta keni me mua, që jam grosist i madh, mund ta keni me Malin, mund ta keni me Besimin.

Nuk e keni me shtetin. Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit, 200 milion i është dhënë bujqësisë. Dhe ne është viti i parë që shohim gjithë këtë arritje. Dhe asnjë nuk del për ta përmendur 200 milion për 4 vjet. Dhe dalin qisin 10 barbona atje, që është turp. Për TVSH-në që nuk e mban as, ferma as fshatari, as sera, dhe asnjë send. Dhe kjo është e turpshme. Të merren me njerëzit që punojnë gjithë ditën, ti manipulojnë, është e turpshme”, shprehet Luca.

You may also like