Gjërat që duhet t’i keni në mendje kur e zgjidhni karrierën tuaj

by admin
Spread the love

Përzgjedhja e karrierës është vendim i rëndësishëm që e forcon apo e “shkatërron” jetën tuaj. Çdo person duhet të hulumtoj dhe eksploroj shumë para se të marrë vendimin për zgjedhjen e fushës të cilën dëshiroj ta studiojë dhe perfeksionojë.

Duhet të mbani mend se zgjedhja e karrierës nuk është si kalimi nga një kompani në tjetrën, por posa të marrësh vendimin, më nuk ka kthim prapa.

Pasionin

Duhet të dini se ku shtrihet pasioni juaj. Nëse ju pëlqen fotografia, nuk mund të zgjidhni fushën e mjekësisë, por duhet ta studioni tërësisht fotografinë dhe ta ndiqni atë profesion si e çmendur. Nëse e përshtatni karrierën me pasionin do të dashuroheni në punën tuaj dhe tërë jetën do të jeni e lumtur.

Vendi

A jeni e gatshme të rivendoseni në të ardhmen? A do të jeni e aftë të jetoni në një qytet me zhurmë të pandalshme, apo preferoni një stil të qetë të jetës në katund? Nëse jeni person i hapur dhe mund të adaptoheni lehtë në ambiente të ndryshme, atëherë gjërat do të jenë të lehta për ju. Mirëpo, nëse nuk jeni person i tillë, ju duhet ta ndryshoni karrierën duke u bazuar në këtë gjë.

Faktori i kohës

Disa njerëz e duan jetën e korporatës, e disa tjerë e urrejnë komplet. Ata që e urrejnë duhet të kërkojnë alternativa tjera. Duhet të kuptoni se sa kohë mund t’i kushtoni zyrës ku punoni.

Duhet t’i dini të gjitha të mirat dhe të këqijat e fushës që dëshironi ta përzgjidhni për ta ndjekur karrierën.

Vendet e lira të punës

Para se të zgjidhni një karrierë fillimisht duhet të dini se sa vende të punës gjeneron ajo fushë. Pasi që, çfarë rëndësie ka përzgjedhja e një karriere që nuk ka perspektivë?

You may also like