Gjërat që duhet t’i dini para se të depiloheni në shtëpi – Shqip

by admin
Spread the love

Ndonjëherë lodhemi nga estetistët ose thjesht s’kemi nerva dhe marrim përsipër procesin e dhimbshëm: atë të depilimit!

Kemi vendosur të depilohemi vetë dhe do t’i shkojmë gjer në fund. Epo, pushimet e verës s’bëhen pa kursime dhe sakrifica!

Gjithsesi, para se të përgatisni dyllin, hidhini një sy gjërave që duhet të keni parasysh se s’bën para depilimit në shtëpi.

  1. Gjeni një solucion që është i kollajshëm për t’u larë.

Depilimi me dyll është paksa i sikletshëm, kështu që ju duhet se s’bën një solucion që të mos torturoheni më vonë. Që në trup të mos mbetet asgjë, një opsion është vaji i bebeve. Do t’ua mbajë lëkurën e butë dhe është fare e lehtë për t’u hequr.

  1. Kjo nuk është një punë që do nxitim.

Ndajeni mendjen dhe jepini depilimit gjithë kohën e botës. E dini që nga nxitimi mund të ndodhin incidente pafund. Që nga qimet e pahequra deri tek acarimi apo rrjepja e lëkurës.

  1. Letrën e dyllit mbajeni shumë ngjitur me lëkurën kur e tërhiqni.

Kujtoni estetisten në ato çaste dhe jepini.

  1. Blini shumë letra rezervë.

Asnjëherë nuk i dihet prandaj, e mira është të jeni të sigurta, shkruan anabel. Si do t’ja bënit nëse ju mbarojnë letrat dhe askush s’është në shtëpi?

You may also like