Gjeorgjia shënon fitore historike kundër Suedisë – Khvicha Kvaratskhelia shkëlqen me dy gola

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Gjeorgjisë dhe asaj të Suedisë, ku pas 90’ minutave lojë vendasit kanë siguruar fitore në stadiumin “Adjarabet Arena”.

Gjeorgjia ka arritur të shënoj fitore historike sot kundër Suedisë, ku e mposhti si vendas me rezultat solid 2:0.

Të dy golat për Kombëtaren e Gjeorgjisë i shënoi mesfushori i Rubin Kazanit – Khvicha Kvaratskhelia, respektivisht duke e shënuar golin e parë në minutën e 61’ dhe të dytin në minutën e 78’ të ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e dytë e Gjeorgjisë në kualifikimet drejt Botërorit “Katar 2022”, ku të parën e regjistroi kundër Kosovës në “Fadil Vokrri” me rezultat të ngushtë 2:1.

Me pikët e reja, Gjeorgjia tani ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me gjithsej shtatë pikë, tre më shumë se Kosova që zë vendin e fundit në Grupin B.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Suedisë vazhdon të qëndroj në vendin e parë me gjithsej 15 pikë të arkëtuara, dy sosh më shumë se Spanja që renditet e dyta por me një ndeshje më pak.

You may also like