GJENEVË – Zvicra i bashkohet BE-së në thirrjen për reduktimin vullnetar të gazit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

GJENEVË, 24 gusht /ATSH-DPA/- Zvicra i është bashkuar thirrjes së Bashkimit Evropian për një reduktim vullnetar të konsumit të gazit prej 15% gjatë muajve të dimrit, njoftoi sot qeveria.

Ulja e konsumit të gazit bazohet në mesataren e pesë viteve të fundit dhe do të jetë në fuqi midis fillimit të tetorit dhe fundit të marsit. BE-ja e vendosi këtë objektiv në fillim të gushtit.

Nëse apelimi është i pasuksesshëm, objektet sportive dhe të mirëqenies mund të mbyllen. Propozimet do të diskutohen me qeveritë administrative dhe më pas do të miratohen.

Zvicra varet tërësisht nga importet e gazit. Nëse do të ketë mungesë të gazit në vendet fqinje, kjo mund të ndikojë në furnizimet e Zvicrës. Qeveria tha se ndërsa furnizimet ishin aktualisht të garantuara, kjo mund të ndryshonte gjatë sezonit të dimrit.

Ajo i ka bërë thirrje industrisë që të kalojë në përdorimin e naftës aty ku është e mundur.

Qeveria vuri në dukje se ulja e termostatit të ngrohjes me 1 gradë Celsius mund të kursente energji deri në 6%. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakEscobar: Jemi siguruar se s’do të ketë përshkallëzim të situatës më 1 shtator

You may also like